Top Channel/ Një kamerier paralajmëroi tragjedinë në Zvicër 6 vite më parë
05/01/2026 23:03

Një video e publikuar së fundmi nga agjencia zvicerane e lajmeve RTS hedh dritë mbi faktin se rreziku i zjarrit në barin “Konstelasion”, në rezidencën turistike të skive në Crans-Montana, ishte i njohur prej vitesh përpara tragjedisë. Pamjet tregojnë se materiali i ndezshëm që përdorej për izolimin akustik të tavanit, një lloj shkume që thith zhurmën, përbënte një rrezik serioz kur vinte në kontakt me fishekzjarrët që përdoreshin gjatë shërbimit të alkoolit në festa. Sipas dëshmisë së një gruaje të re, e cila ka siguruar videon dhe ka qenë e pranishme në festën e Vitit të Ri 2020, një kamerier i lokalit u kishte bërë thirrje klientëve të tregonin kujdes. “Kini kujdes nga shkuma! Kini kujdes nga shkuma në tavan se merr flakë lehtë!”, dëgjohet të thotë ai në pamje, çka konfirmon se rreziku ishte i njohur edhe për stafin e lokalit. Tragjedia e Crans Montana rezultoi fatale për 40 persona, ndërsa 116 të tjerë mbetën të plagosur, duke e kthyer ngjarjen në një nga aksidentet më të rënda në Zvicër. Pas publikimit të videos, autoritetet kanë intensifikuar hetimet, të cilat tashmë janë fokusuar edhe te administratorët e rezidencës turistike, për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me masat e sigurisë dhe evidentimin e rreziqeve përpara ngjarjes, sepse një nga shkaqet që e rëndoi bilancin ishin edhe dyert e emergjencës me përmasa më të vogla se sa ç’parashikon rregullorja.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23