Në Tropojë, mes qindra sfidave të përditshme, ka histori që shqetësojnë dhe prekin thellë zemrën e çdo qytetari. Luçe Sadik Memaj, 66 vjeçe, ka sjellë në jetë dhjetë fëmijë, dy prej të cilëve, fatkeqësisht, humbën jetën nga varfëria. Tetë të tjerët ajo i rriti me shumë mundim, duke u mbështetur në ndihmën e organizatave humanitare dhe fetare.