Kreu I Bankës Botërore, tradicionalisht ka qenë nga SHBA-ja e tani, Washingtoni po kërkon që drejtuesi I ri I këtij institucioni të fuqishëm ndërkombëtar të ish-shefi i Mastercard, Ajay Banga. 63-vjeçari ka një "perspektivë unike" për mundësitë dhe sfidat e vendeve në zhvillim dhe për mënyrën se si Banka Botërore mund të zbatojë agjendën e saj ambicioze për të ulur varfërinë dhe për të rritur mirëqënien, tha presidenti Joe Biden.