Top Channel/ Një grua, presidente e Meksikës: “E para herë në histori”!
03/06/2024 15:45

Claudia Sheinbaum është zgjedhur gruaja e parë presidente e Meksikës, pas një fitoreje të përshkruar si historike. Gati 100 milionë votues ishin regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për të zëvendësuar presidentin në largim, Andrés Manuel López Obrador. Rezultatet paraprake tregojnë se ish kryebashkiakja 61 vjecare e Mexico City ka siguruar ndërmjet 58 dhe 60% të votave, ck ai jep një epërsi të rehatshme prej 30 pikësh përqindjeje përballë rivales së saj kryesore, Xóchitl Gálvez.Sheinbaum do ta zëvendësojë zyrtarisht në krye të shtetit mentorin e saj, López Obrador në tetor. Votuesit kanë zgjedhur po ashtu guvernatorët në nëntë nga 32 shtetet e vendit, kandidatët për të dyja dhomat e Kongresit, mijëra kryetarë bashkie dhe drejtues të tjerë lokalë, në procesin më të madh zgjedhor në vend, gjatë të cilit nuk kanë munguar edhe episode e dhunës. Këto zgjedhje u panë gjerësisht si një referendum për López Obrador, një populist që ka zgjeruar programet sociale, por në masë të madhe nuk arriti të pakësojë dhunën e karteleve të drogës në Meksikë. Kushtetuta e Meksikës e ndalon rizgjedhjen e presidentit.Sheinbaumka premtuar të vazhdojë të gjitha politikat e López Obrador, duke përfshirë një pension për të moshuarit dhe një plan në të cilin parashikohet pagesa për të rinjtë praktikantë. Shqetësimet kryesore të votuesve meksikanë në këto zgjedhje ishin dhuna e vazhdueshme e karteleve dhe ekonomia.

Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14