Vetëm pak orë pas dorëheqjes së Adriatik Kupit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, është propozuar drejtuesi i ri i këtij institucioni. Sadleva Bodo pritet të jetë drejtuesja e re e Burgjeve. Më herët, ajo ka qenë këshilltare e ish-drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të hetimit, Aida Hajnaj, si dhe këshilltare e kreut aktual të BKH-së, Joni Keta.