Top Channel/ Një “BE paralele”: Nesër Samiti i Pragës, a do të mbetet Ballkani në “paradhomë”!
05/10/2022 19:28

6 tetori do të shënojë mbledhjen e parë të Komunitetit Politik Europian, një nismë kjo e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me qëllimin të mbledhë bashkë udhëheqesit e vendeve nga e gjithë Europa. Shefi i Elizesë e hodhi në fillim të majit idenë për krijimin e një organizmi të tillë i cili do t’i lejonte shtetet që nuk janë në BE, përfshirë Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar, t’i bashkohen këtij unioni që do të kishte në thelb vlerat europiane. Samiti celet nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut, e pas tij, do të flasin me radhë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një lidhjeje video, kryeministri i Norvegjisë, Gahr Store, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja britanike Liz Truss. Përpara samitit, në një shkrim të përbashkët me homologun e tij holandez, Mark Rutte, të botuar në Politico.eu, Rama nenvizon se: “Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian, KPE”. Shkrimi thekson se forum i ri “nuk duhet ti zërë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate”. Megjithate, këto pohime nuk davarisin frikën që shoqëroi këtë ide që në fillesat e saj, se mund të ndodhë pikërisht një gjë e tillë, dhe vendet e Ballkanit perendimor të mbeten pafundësisht në pritje për t`u bërë anëtare me të drejta të plota të bllokut europian. Ka disa zëra sipas të cilëve, Komuniteti Politik Europian mund të shërbejë pikërisht si një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së. Një prej tyre, Florent Parmentier, ekspert i shkencave politike thotë për The Conversation, se “për të gjitha këto shtete, anëtarësimi i plotë në BE mbetet një objektiv i rëndësishëm, por nëse kriteret e Kopenhagenit nuk rishikohen, ai mund të mbetet vetëm një objektiv afatgjatë dhe i pasigurt te cilin vete shtetet anetare nuk hezitojne ta bëjnë më të vështirë për t`u arritur. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë paguar çmimin për dy dekada, pa marrë ende një qartësim të perspektivës së tyre për anëtarësim në BE. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04