Gjuha e huaj hapi sezonin e provimeve për 33 mijë maturantë, ku prej tyre rreth 1300 ishin përsëritës. Në 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues në të gjithë Shqipërinë, ora 10 shënoi fillimin e provimit të parë të maturës shtetërore 2022 këtë 9 qershor, teksa koha për plotësimin e testit ishte 2 orë e 30 minuta.