Marco Rubios po i dilte tym nga veshët: I ulur pranë presidentit, në zyrën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, kreu i DASH-it degjonte një rrebesh sulmesh verbale të drejtuar kundër tij nga njeriu më i pasur i botës. Elon Musk po e kryqzonte rubion, shkruan New York Times, për faktin që shefi i diplomacisë amerikane nuk kishte shkurtuar stafin e tij.