Java e dytë e vitit të ri shkollor nisi normalisht si para pandemisë në shkolla. Veç mbajtjes së maskës, dhe ruajtjes së higjenës, klasat nuk u ndanë në grupe, nxënësit u ulën dy veta në bankë si dhe mësimi u zhvillua me kohëzgjatje të plotë e orë 45 min. “Oh mrekulli. Me dy orë mësim nuk mësonin asgjë, tani do të shtrohen më mirë në mësime dhe ne do e organizojmë më mirë ditën… jemi shumë të kënaqur”, thotë një prind.