Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po ndërhyn përmes dezinformimit të qëllimshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndaj dhe administrate e Joe Biden njoftoi një sërë masash ndaj këtyre përpjekjeve, përfshirë akuza penale kundër dy punonjësve të medias shtetërore ruse RT, si edhe sekuestrimin e faqeve të internetit të përdorura nga Kremlini për të përhapur fake neës. Kremlini po ndërhynë përmes mediate të veta shtetërore, por deri edhe me nfluencer nga SHBA që nuk e kanë idenë se i ka bërë që të përdorin propagandën ruse, tha sekretari i Drejtësisë Merrick Garland.