Top Channel/ Nishani shuplakë Bashës: Shembull i paaftësisë, jep dorëheqjen!
27/04/2021 22:48

Pas Fatbardh Kadillit, ishte radha e ish presidentit Bujar Nishani, një figurë e rëndësishme e PD-së që të dilte hapur kundër Lulzim Bashës e të drejtonte nga ai gishtin e fajit për humbjen në zgjedhjen e 25 prillit, nga të cilat Partia Socialiste doli me një mandat të tretë qeverisës. Me tone tejet të ashpra, Nishani e akuzon Bashën se po e mban peng këtë forcë politike, duke e konsideruar drejtpëerdrejtë përgjegjës për këtë situatë. “Rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve ! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë. Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal ! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh ! Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim ! #MakePDGreatAgain 🇦🇱 !”, ishte mesazhi i Nishanit, që mbyllej me këtë fjali-jehonë të sloganit të famshëm të ish presidentit amerikan, Donald Trump. Fatbardh Kadilli ishte i pari që doli hapur me kërkesën për largimin e Bashës, të cilin e cilësoi “një model tashmë të shteruar”, ndërsa shpalli kandidaturën e tij për kryetar të partisë.

Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43
Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46