Kryeministri Edi Rama u ka uruar suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve në të gjithë vendin në nisjen e vitit të ri shkollor. “Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama.