Katër grupe pune kanë nisur mëngjesin e sotëm verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq i një dite më parë në Elbasan. Nga verifikimet paraprake rezulton se janë prekur 30 banesa dhe 20 bodrume, të cilat përfshijnë ambiente biznesi dhe parkime. Grupet e punës po dokumentojnë çdo dëm të shkaktuar, nga dëmtimet e pajisjeve elektroshtëpiake deri te dëmet e tjera të evidentuara në banesa. Paralelisht, grupet e ndërhyrjes vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe largimin e ujit në zonat ku ende ka prani të tij. Ndërkohë, po vijon edhe zhbllokimi i kolektorëve nga mbetjet e sjella nga prurjet e ujit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet.