Top Channel/ Nis takimi Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dhabi, Emiratet: Priten rezultate
23/01/2026 20:10

Në pasditen e të premtes kanë nisur bisedimet trepalëshe në Abu dhabi. Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ulur së bashkur në negociata me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Bisedimet synojnë të arrijnë hapa konkretë për uljen e tensioneve e deri në përfundimin e luftës në Ukrainë që ka shkaktuar krizë të rëndë prej gati 4 vitesh. Takimet pritet të zgjasin dy ditë, teksa Autoritetet e Emirateve shprehen me besim se këto bisedime do të sjellin progres të dukshëm drejt paqes. Mediat ndërkombëtare raportojnë se delegacioni rus kryesohet nga drejtori i inteligjencës ushtarake, ndërsa pala ukrainase përfaqësohet nga ish-ministri i mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare. Bisedimet vijnë pasi i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, u takuan me Presidentin rus Vladimir Putin për më shumë se tre orë të enjten në mbrëmje. Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, i përshkroi këto bisedime si "jashtëzakonisht thelbësore dhe konstruktive”. Por ai paralajmëroi gjithashtu se “pa zgjidhur çështjen territoriale… nuk duhet të mbështetemi në arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë”. Takimet do të zhvillohen gjithashtu të shtunën "nëse është e nevojshme", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Nga ana tjetër raportohet se përpara liderëve europianë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka marr në mbrojtje presidentin amerikan Donald Trump. Sipas AFP-së Meloni shpreson të nominojë Trump për cmimin nobel për paqe, nëse ai arrin ti jap fund luftës në Ukrainë. Deklarata e kryeministres italiane u bë gjatë një konference për shtyp pas takimit me kancelarin gjerman Friederich Merz, e cila u shpreh se një paqe e qëndrueshme për Ukrainën do të meritonte një vlerësim të tillë ndërkombëtar. Gjatë ceremonisë së firmosjes së Bordit të Paqes në forumin e Davosit, presidenti Donald Trump në fjalimin shfaqi bindjes se një përparim midis Rusisë dhe Ukrainës ishte afër. “Unë besoj se ata janë në një pikë tani ku mund të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, janë budallenj”, tha Trump për Zelenskyn dhe Putinin.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58