Studentët i rikthehen sot auditoreve duke shënuar nisjen e vitit të ri akademik 2022-2023, por me një të ardhme të pasigurtë për vijueshmërinë e mësimit. Pedagogët janë shprehur të vendosur se nuk do të ndalin protestat pa u plotësuar kërkesat e tyre, duke nisur nga rritja e pagës dhe kushtet në auditore.