Spektakli më i madh i humorit “Portokalli” rikthehet këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel. Cubi Metkaj, aktore “Portokalli” – Ndiqni Portokallinë nga tani deri në dhjetor Sezoni i 46-të rikthen në krye të teatrit të “Portokalli” Agron Llakajn, që u ngjit në skenë si moderator, por edhe aktor, duke rikthyer disa nga rolet më të dashura. Agron Llakaj, drejtues “Portokalli” – Ishte kënaqësi e veçantë rikthimi im në Portokalli, në ekranin që e quaj shtëpia ime, por edhe për rikthimin te publiku, pasi nuk kisha dalë prej 2020. Krah tij në moderim është Kiara Tito, që vjen me një qasje tjetër përballë dashamirësve të humorit në sallë. Kiara Tito, moderatore “Portokalli” - Energjia e mirë që kemi me njëri-tjetrin do të përcillet në ekran besoj. Jam shumë e lumtur që do të prezantoj me Agron Llakajn, që e kam ndjekur që e vogël