Top Channel/Nis “shtrëngimi i rripit”, Shkupi shpall krizën energjetike: Kurseni sa të mundni!
26/08/2022 12:17

Shkupi zyrtar shpalli krizën në sektorin e energjetikës, një vendim që hyn në fuqi në 1 shtator e zgjat 30 ditë. Qëllimi është që përmes kësaj lëvizjeje, kompanive shtetërore energjetike t`u krijohet mundësia të marrin sa më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, propozoi madje që gjendja e krizës të vazhdojë deri në muajin mars të vitit 2023, por fjalën e fundit për këtë e kanë deputetët. “Kuvendi dhe ligjvënësit kanë të drejtë të vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë për aq kohë sa zgjat sezoni i ngrohjes”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë. Në bazë të ligjeve në Maqedonisë së Veriut, ekzekutivi mund të marr vendim për gjendje krize vetëm për 30 ditë. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike, që i detyrojnë institucionet shtetërore të ulin faturat e energjisë elektrike deri në 15 për qind. Ndërsa qytetarëve dhe kompanitë private vetëm u rekomandohet që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që të jetë e mundur. Në mesin e këtyre masave përfshihet ndërprerja e ndriçimit dekorativ të fasadave në institucione dhe në monumentet kulturore, si dhe mbyllja e dritave, kompjuterëve dhe të gjitha pajisjeve elektronike, në momentin që punonjësit largohen nga ndërtesat. Kriza energjetike vë në pikëpyetje edhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike theksojnë drejtuesit e shkollave në vendin fqinj, të cilët kërkojnë që qeveria të vendosë si prioritet financimin e paneleve diellore përmes së cilave të reduktohen ndjeshëm këto fatura

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48