Prindërit në nxitim shoqëruan fëmijët me duart plot me lule në dyert e institucioneve arsimore, teksa mbizotëronin përqafimet me mësuesit, por edhe malli për shokët e shoqet e klasës. Me traditën e atmosferës festive para nisjes së mësimit me himnin kombëtar , ora 8 e mëngjesit i gjeti në klasa nxënësit. Procesi mësimor u zhvillua që në ditën e parë të shkollës; edhe pse më me emocione e pritën nxënësit e klasave të para.