Në njësinë administrative Frakull, këtë sezon janë përgjysmuar sipërfaqet e mbjella me bostan. Në krahasim me vitin e kaluar, ku u kultivuan mbi 220 hektarë, këtë vit janë mbjellë vetëm rreth 120 hektarë. Megjithatë, ka ende fermerë që nuk e kanë braktisur këtë kulturë, pavarësisht vështirësive me tregun dhe mungesës së fuqisë punëtore