Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. “Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spaho. Ndërkohë, disa deputetë të tjerë nuk i mbajtën dot lotët.