Qeveria po bëhet gati të lançoje Rilindjen Urbane 02 për ta avancuar transformimin e qyteteve. Detajet se çfarë synon kjo fazë e dytë e Rilindjes Urbane i dha kryeministri Edi Rama nga prezantimi iniciativës më të re të qeverisë për infrastrukturën dixhitale, e cila synon dhënien fund të kabllove ajrore të vendosura si rrjet merimangash në çdo cep të qyteteve shqiptare.