Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë vazhdon të mbetet ndër më të kërkuarit, duke ofruar këtë vit të ri akademik 640 kuota gjithsej. Reforma në Drejtësi, një proces që nisi në 2018-tën, është një arsye tjetër e fortë që i nxit maturantët të nisin studimet pranë këtij fakulteti.