Ministria e Brendshme nisi sot një fushatë të regjistrit të adresave të banimit, ku u kërkua mbështetja dhe bashkëpunimi nga gjithë kryetarët e bashkive të vendit në lidhje me këtë proces. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij tha se Tirana do të nisë një fushatë regjistrimi. Veliaj vuri theksin te rëndësia e regjistrimit të adresës së banimit, që u kuptua sidomos gjatë tërmetit apo pandemisë, ku njerëzit kishin nevojë për ndihmë.