Izraeli ka pastruar një zonë në jug të Gazës ku planifikon, sipas Reuters, ndërtimin e një kampi për palestinezët, i cili të pajiset me teknologji mbikëqyrjeje, përfshirë këtu njohjen e fytyrës. Gjenerali reservist i brigadës, Amir Avivi i tha agjencisë së njohur të lajmëve se kampi parashikohet të ndërtohet në një zonë të Rafah të pastruar nga tunelet e Hamasit dhe do të ketë hyrje-dalje të monitoruara nga personel izraelit.