Shkodra ka shpallur 6 përfituesit e parë të “Paketa e Maleve” në zonën e Thethit. Këshilli Bashkiak, mes diskutimeve dhe akuzave, ka miratuar me 23 vota pro, 1 kundër dhe 11 abstenime miratimin e tyre. Për opozitën në Shkodër, ky projektvendim i parë i këtij lloji ka mungesë transparence. Ndërkohë më tej në Vaun e Dejës, Këshilli Bashkiak miratoi 26 përfituesit e parë të “Paketes se Maleve”. Tashmë ata janë në pritje të përfundimit të procedurave dhe të investojnë kryesisht në agroturizëm.