Top Channel/ Nis numërimi mbrapsht për armëpushimin në Sudan, rinisin sulmet vdekjeprurëse
27/04/2023 18:44

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për përfundimin e armëpushimit në Sudan, i cili nuk u zbatua plotësisht nga palët që janë në konflikt. Rrugët janë mbushur me persona që duan të largohen, por nga ana tjetër ushtria sudaneze ka vijuar me sulmet në Khartoum, kundrejt paraushtarakëve. Luftimet tashmë janë përhapur edhe në zonën e Darfur, aty ku e gjithë vendi u mbush me shtëllunga tymi të zi. Betejat vazhduan pavarësisht një armëpushimi tre-ditor, të ndërmjetësuar nga SHBA, që hyri në fuqi të martën. Avionët patrulluan qiellin mbi periferitë veriore të kryeqytetit dhe luftëtarët në terren shkëmbyen zjarr me artileri dhe armë të vogla. Situata e vështirë në kryeqytetin e Sudanit kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga luftimet mes forcave të dy gjeneralëve rivalë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri real i viktimave besohet se është më i lartë, pasi shumë të plagosur nuk kanë kujdes në spitale. Në Kartum, qytet prej 5 milionë banorësh, luftimet kanë bërë që civilët të strehohen brenda shtëpive të tyre ose të largohen masivisht. Me ndihmën e OBSH-së ata po braktisin vendin e tyre për t’i shpëtuar sulmeve, të cilat janë përshkallëzuar gjithmonë e më shumë. Superfuqitë botërore kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë situatë dhe menjëherë kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani. Mendohej që armëpushimi do të ishte një shtysë për të arritur paqen, por deri më tani asnjëra nga palët nuk është tërhequr. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11