Pas emergjences së krijuar nga rrëshqitja e dherave në kodrën e Currilave në Durrës, këtë të hënë kanë nisur ndërhyrjet në terren për menaxhimin e pasojave dhe garantimin e sigurisë në zonë. Forcat e Armatosura, të mbështetura nga shërbimi zjarrfikës dhe ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit, kanw nisur largimin e pishave të dëmtuara, të cilat kanë rënë mbi pallat dhe biznese.