Top Channel/ Nis misioni sekret i SHBA në Rusi, të dërguarit e Trump takohen me Putin
05/09/2026 22:46

Presidenti rus Vladimir Putin nisi këtë të shtunë në Kremlin bisedimet zyrtare me të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në përpjekjen më serioze diplomatike deri më tani për t'i dhënë fund luftës më shumë se katërvjeçare në Ukrainë. Videoja e publikuar në media tregon Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner duke u përshëndetur nga Putin, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po shtohen. Ky takim vjen vetëm disa orë përpara se dy negociatorët e besuar të Presidentit Donald Trump të zhvillojnë vizitën e tyre të parë historike në Kiev, ku do të priten nga zyrtarët e lartë ukrainas. Si një shenjë e rrallë vullneti të mirë për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave të udhëhequra nga Uashingtoni, Rusia dhe Ukraina janë zotuar zyrtarisht të mos sulmojnë kryeqytetet e njëra-tjetrës për një periudhë tre-ditore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se komandanti suprem rus ka dhënë urdhër që nga mesnata e së shtunës të ndërpritet çdo sulm ndaj Kievit. Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetet sociale se Ukraina është gati të përmbahet nga çdo goditje ndaj Moskës nga dita e shtunë deri të hënën. "Presidenti Donald Trump u shpreh optimist përpara mediave duke i cilësuar dhëndrin e tij Kushner dhe Ëitkoff si "dy negociatorë të shkëlqyer" që sjellin një propozim konkret për t'i dhënë fund konfliktit më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Trump nuk pranoi të specifikonte nëse plani përfshin lëshime territoriale nga Ukraina, por theksoi se "ka një shans të mirë për të arritur diçka". Udhëtimi i dy të dërguarve vjen pas rritjes së viktimave civile gjatë kësaj vere dhe pason një vizitë sekrete që Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi në Moskë muajin e kaluar.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04