Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të drejtuar prej një astronomi te njohur të Harvardit, njoftuan iniciativën e tyre të re: grumbullimin e provave për teknologjinë e ndërtuar nga civilizime jashtëtokësore. I ashtëquajturi “Projekti Galileo”, parashikon ndërtimin e një rrjeti global teleskopësh mesatarë, kamerash e kompjuterësh për të hetuar objektet fluturuese të paindetifikuara. Deri tani, ai është financuar me 1.75 milionë dollar nga donatore privatë.