Top Channel/ Nis lirimi i pengjeve/ Ndalen luftimet. Izraeli do lirojë qindra të burgosur
24/11/2023 19:20

Mes Izraelit dhe Hamasit nisi armëpushimi që i hapin rrugën lirimit të pengjeve. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit vendi që ndërmjetësoi marrëveshjen24 pengjet e liruar përfshijnë 13 izraelitë, 10 shtetas tajlandez dhe 1 shtetas filipinas. “Të liruarit përfshijnë 13 shtetas izraelitë, disa prej të cilëve janë me dy shtetasi tha Al-Ansari në rrjetin X, i njohur më parë si Tëitter. Pasditen vonë makinat e kryqit të kuq kanë dalë nga Gaza drejt egjiptit, ndërsa Hamasi tha se një grup pengjesh të kapur në sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Një kolonë me automjete të kryqit te kuq u pa duke kaluar kufirin Rafah nga Rripi i Gazës në Egjipt. "Ekipet e kryqit te kuq dhe gjysmëhënës së kuqe të premten filluan të kryejnë një operacion shumë-ditor për të lehtësuar lirimin dhe transferimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe të të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor," tha organizata. Në rolin e saj si një ndërmjetës neutral, gjatë disa ditëve do të transferojë pengjet e mbajtura në Gaza tek autoritetet izraelite dhe përfundimisht familjet e tyre, dhe do t'i transferojë të burgosurit palestinezë te autoritetet në Bregun Perëndimor, për t'u ribashkuar me familjet e tyre gjithashtu do dërohen edhe furnizime mjekësore ne Gaza. Gjatë një armëpushimi katërditor, pritet të lirohen të paktën 50 pengje, duke lënë rreth 190 në duart e militantëve palestinezë. Në këmbim, 150 të burgosur palestinezë pritet të lirohen.

Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16