Nisi nga Durrësi, mbrëmjen e kaluar, rrugëtimi i festivalit “Varg” që do të vijojë përgjatë të gjithë sezonit turistik për të bërë bashkë poezinë, lexuesin dhe trashëgiminë tonë kulturore. I organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Ministria e Kulturës nata e parë e festivalit iu kushtua poetëve nga Kosova.