Top Channel/ Nis dialogu SHBA-Serbi, firmosen dy marrëveshje
17/07/2026 22:43

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten në Uashington. Takimin ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Gjatë takimit u nënshkruan dy memorandume – një për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit. Në prag të takimit, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, tha se memorandumi për bashkëpunim në fushën e energjisë “do të hapë perspektiva të reja të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit tonë, pasi parashikon ndërtimin e ndërlidhësve të rinj të gazit”. Ndërkaq, për memorandumin në fushën e arsimit, Gjuriç tha se ka të bëjë me “zgjerimin e programit Fulbright, i cili do të krijojë mundësi të reja për studentët tanë, të rinjtë dhe komunitetin shkencor, si dhe do t’u mundësojë të dy vendeve që së bashku të mbështesin komunitetin akademik dhe zhvillimin e tij”. Siç tha për Radion Evropa e Lirë një ditë më parë Departamenti amerikan i Shtetit, Dialogu Strategjik “paraqet një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Dialogu strategjik, të cilin SHBA-ja e zhvillon me dhjetëra shtete në mbarë botën për të thelluar bashkëpunimin, përfshin një sërë fushash – nga ekonomia dhe siguria deri te politika e jashtme.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55