Ashtu siç e kishin paralajmëruar dy ditë më parë, banorët e fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Të lodhur, sipas tyre, nga takimet e pasuksesshme me drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum, mëngjesin e sotëm banorët janë futur me forcë në një prej ambienteve të kompanisë, që shërben për përpunimin dhe hollimin e naftës.