Top Channel/ Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin turistik të 2024
03/01/2024 19:26

Në aksin e ri rrugor, Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, ka nisur puna për procesin e asfaltimit. Ky aks, një ndër më të rëndësishmit pasi përshkruan një prej zonave ku ka një trafik të rënduar, synohet të jetë i hapur me nisjen e sezonit turistik të këtij viti duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Segmenti ka një gjatësi prej 21.05 kilometrash, ndërkohë që deri më tani janë realizuar afro 65% e punimeve fizike. Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqën nga afër punën që po bëhet në këtë kantier. Duke ju referuar projektit, drejtori Berberi tha se autostrada që po ndërtohet do të jetë e para e këtij lloji në vendin tonë. “Është e para autostradë në Shqipëri e cila do të jetë e kufizuar me gardh, nuk do lejohet asnjë hyrje-dalje. Duke qenë një autostradë e kategorisë A është parashikuar që brenda standardeve të ndërtohet dhe një gardh rrethues, nga të dyja anët, në mënyrë të tillë që të mos lejojmë aksesin e askujt për të rritur sigurinë e lëvizjes dhe për të rritur shpejtësinë e lëvizjes”, tha Berberi. Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi këtë aks rrugor si një ndër projektet më të rëndësishme sa i takon infrastrukturës, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit, por gjithashtu duke rritur edhe sigurinë e lëvizjes. “Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme, pasi do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut të krijuar sidomos gjatë stinës së verës që është pjesa e Fushë-Krujës dhe nga ana tjetër edhe lidhjen, nyjen në aeroportin e Rinasit”, tha Balluku. Por jo vetëm Thumanë – Kashar, Balluku u ndal edhe te segmentet e tjera të Korridorit Blu, të cilat sot ndodhen në faza të ndryshme, teksa solli në vëmendje se krahas aksit kryesorë, do të ketë edhe rrugë alternative, si një opsion për të gjithë qytetarët. “Ky është një nga segmentet e Korridorit Blu, i cili ne shpresojmë që të kemi në të njëjtën ecuri në të gjithë segmentet e tjera, të cilat ndodhen në faza të ndryshme. Segmenti vazhdues i Thumanë-Kasharit, Kashar-Lekaj tashmë është përmbyllur gara, është shpallur fituesi, jemi në pjesën e negocimit të kontratës dhe më pas e njëjta ndodh edhe me segmentin që fillon nga Lekaj deri në Fier. Unë kujtoj të gjithë përdoruesit e autostradave që këto autostrada do të shoqërohen nga rrugë dytësore të cilat janë superstrada dhe nuk do të ketë pagesë për ato rrugë. Të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin aksin e Korridorit Blu që është një aks shpejtësie do të kenë edhe padyshim të drejtën e zgjedhjes për të shkuar përmes rrugëve dytësore që do të jenë në nivelin e superstradave”, u shpreh Balluku. Aksi Thumanë-Kashar ka pjesë të tij disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36