Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet se është planifikuar në Londër ku jetonin 6 anëtarët e grupit kriminal që kryen ekzekutimin. Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.