Top Channel/ Ngrinte barrikada në veri të Kosovës, eliminohet në Ukrainë çetniku serb
03/01/2025 20:48

Lideri i çetnikëve serbë Bratislav Zhivkoviç i cili ka qenë pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator i dërgimit të mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin e Kurskut. Presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit të hënën. Përveç përfaqësuesve rusë, në fjalimin e tij morën pjesë edhe shumë të ftuar, e në mesin e tyre u dallua një burrë me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe simbole çetnike. Ai është Bratislav Zhivkoviç, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcës paraushtarake serbe që luftoi përkrah separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës në 2014 dhe 2015 si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “Unite Continentale”. Zhivkoviç pretendon se ka qenë i ftuar në konferencën e Putinit si pjesëmarrës në një “operacion special ushtarak në Ukrainë”. Ai thekson se është “i vetmi komandant serb që organizoi detashmentin çetnik dhe e solli në Krime në vitin 2014”, duke shtuar se ai mori pjesë “në mbrojtjen e qytetit të Luhanskut në të njëjtin vit dhe në mbrojtjen e Donetskut në vitin 2018. ” Në pjesë të Ukrainës lindore, Moska inkurajoi një kryengritje separatiste në vitin 2014 dhe luftimet midis forcave lokale dhe separatistëve pro-rusë kanë vazhduar në ato provinca që atëherë. Në vitin 2018, Zhivkoviç u arrestua në Serbi me dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktin e armatosur në Ukrainë dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj në këmbim. Ekstremisti po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura. Informacioni i fundit për Zhivkoviçin u shfaq në media vitin e kaluar, kur u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe trajtohej në Moskë dhe se ai erdhi në fjalimin e Putinit me paterica. Në vitin 2017, Rumania e dëboi dhe i ndaloi hyrjen në vend për 15 vjet pasi ai dyshohet se tregoi interes për informacione sekrete rreth objekteve dhe pajisjeve ushtarake. Ai ka tentuar të kalojë kufirin edhe në pikën kufitare Preshevë-Kumanovë, por nuk është lejuar nga policia serbe. Atij iu ndalua hyrja në 15 vende anëtare të NATO-s. Për vrasjen e tij kanë raportuar edhe mediat në Serbi.

Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17