Ngricat kanë pushtuar zonat malore në qarkun e Elbasanit. Aksi nacional Librazhd-Peshkopi i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave. Trashësia e dëborës ka arritur në 30 centimetra. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin në këtë aks rrugor të pa pajisur me zinxhirë.