Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit po shqetësojnë fermerët në Myzeqe. Moti i ngrohtë i këtij dimri bëri që shumica e pemëve të lëshojnë lule përpara kohe por rënia e menjëhershme e temperaturave i thau dhe i dëmtoi. Në Barbullinjë të Lushnjës, zonë e cila njihet për kultivimin e pjeshkës i ftohti ka shkaktuar më shumë dëme.