Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës është ripahur për qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura. Në aksin rrugor Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.