Një video që qarkullon në mediat sociale greke orët e fundit dhe tregon 21 qen të helmuar në fshatin Vavdho të Halkidhikisë ka shkaktuar një valë zemërimi dhe tronditjeje në opinionin publik. Viktima të kësaj mizorie u bënë 14 qen të rritur dhe 7 të vegjël, për të cilët kujdesej një blegtor i zonës.