Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të tre djemve të mitur nga babai i tyre ka tronditur gjithë Ohajon në SHBA. Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit dhe po mbahet në burgun e qarkut Clermont. në gjykatë, 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi në shtëpinë e tij, kur rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.