Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy persona dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që kanë liruar një nga viktimat, pas një konflikti pak kohë më parë. Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.