Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të dielën në mbrëmje gjatë një sulmi me armë pranë monumentit të njohur "Space Needle" në Seattle të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale, gjatë festivalit veror "Bite of Seattle", një aktivitet i njohur që mbledh mijëra vizitorë në qendrën turistike të qytetit.