Më shumë se 100 kilogramë kokainë u kapën në Husnes të Norvegjisë në një anije mallrash e cila vinte nga Amerika e Jugut. Kjo sipas mediave vendase, konsiderohet ngarkesa më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegjinë perëndimore dhe një ndër më të mëdhatë në shkallë vendi.