Ekonomitë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian po ndiejnë pasojat e inflacionit të lartë: Komisionit Europian pohoi se rritja ekonomike e bllokut është më e ulët nga sa pritej. Fillimisht, ajo ishte parashikuar në 1 për qind për 2023-shin, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.