Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Klement Kursa, me origjinë nga Dibra dhe banim të përkohshëm në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare, e cila është e bija e bashkëjetueses së tij. Ngjarja u zbulua pas denoncimit të bërë nga vetë e mitura.