10.4% e studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë raportuar se kanë përjetuar ngacmim seksual e 48.4% e këtyre ngacmimeve vijnë nga profesorët ose asistentët. Sipas një hulumtimi të publikuar në tetor nga Njomza Lullaku, ish-prorektore, studentet femra raportuan një incidencë më të lartë të ngacmimeve seksuale në krahasim me studentët meshkuj. Tutje, nga 1000 respodentë, u evidentua se 34.4% e ngacmimeve kanë ardhur nga kolegët dhe stafi administrativ (7.4%).