Një familje shqiptare është dënuar me burg në Britani për përfshirjen në një rrjet të organizuar të shpërndarjes së kokainës përmes WhatsApp-it. Sipas “Daily Mail” të cilës i referohet Top Channel, Rezart Balesi, 44 vjeç, i cilësuar nga gjykata si figura kryesore e grupit, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg. Në burg përfunduan edhe djali i tij, Joshua Balesi, 22 vjeç, i dënuar me 4 vite, dhe vëllai i tij, Refail Balesi, 39 vjeç, i cili mori 5 vite e 3 muaj burg. Vendimi u dha në Manchester Crown Court, pas një hetimi të gjatë ndaj aktivitetit të grupit kriminal.