Revista e njohur prestigjioze CN traveler ka bërë një artikull duke reklamuar plazhet e virgjëra shqiptare. Vendi mesdhetar që deri para pak vitesh sfumohej nga fqinjët e saj Kroacia dhe Greqia, tanimë po del në dritë dhe fjala po përhapet shpejt për bukuritë e saj, shkruan në artikullin e saj media e njohur amerikane e specializuar në ofrimin e këshillave turistike për miliona lexuesit e saj.