Blerim Skoro, një refugjat nga Kosova që për rreth një dekadë ndihmoi Shtetet e Bashkuara në parandalimin e sulmeve terroriste pas 11 Shtatorit, ndodhet i ndaluar në një qeli në Neë Jersey. Ai thotë se nuk e kupton pse. Një ish-informator i CIA-s, i cili pretendon se është infiltruar në rrjetet e Al-Kaedës dhe ISIS-it, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit dhe përballet me rrezikun e dëbimit nga SHBA.